Bes Kallaku dhe Ramadan Krasniqi së shpejti me bashkëpunim

Mediale Vip

Bes Kallaku dhe Ramadan Krasniqi së shpejti me bashkëpunim

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 19:25
Bes Kallaku dhe Ramadan Krasniqi

Këngëtari dhe humoristi Bes Kallaku, është bërë i njohur tashmë për bashkëpunimet e shumta.

Një të tillë, ai është duke e përgatitur sërish me këngëtarin e njohur të muzikës popullore, Ramadan Krasniqi – Dani.

Ka qenë vet Besi, ai i cili ka konfirmuar këtë bashkëpunim, duke publikuar një fotografi me këngëtarin nga Peja.

 

Gentlemens ????. Coming soon. Bes Kallaku & Dani @edlirbegolli

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Në mbishkrimin e fotografisë, ai ka zbuluar edhe titullin e këngës, e cila do të quhet “Gentlemens”.

Muzika është realizuar nga kompozitori Edlir Begolli, teksa nuk është bërë e ditur saktë data e lansimit.

Muajin e kaluar, Dani publikoi një bashkëpunim me Labin, këngën “Falëm”, e cila u prit shumë mirë nga publiku dhe ka marrë mbi një milion klikime në YouTube.

Ndërkohë, bashkëpunimi i fundit i Bes Kallakut mbetet ai me Gent Fatalin, kënga “Na vjen dita”, e cila gjithashtu është pritur mirë nga fansat e dyshes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat