Justin Timberlake anulon koncertin pas problemeve me kordat zanore

Mediale Vip

Justin Timberlake anulon koncertin pas problemeve me kordat zanore

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 10:04
Justin Timberlake

Justin Timberlake e ka anuluar koncertin e tij në qytetin e New Yorkut që ishte paraparë të mbahej natën e të mërkurës.

Këtë e bëri të ditur vet Timberlake përmes një postimi në Instagram duke treguar se arsyeja pse e ka shtyrë këtë koncert është fakti se kordat zanore i ka “shumë të dëmtuara”.

“Më vjen keq t’iu njoftoj se më duhet ta shtyejë koncertin e sotëm në MSG, për shkak të urdhrit nga mjekët. Kordat e mia zanore janë shumë të dëmtuara”, ka shkruar ylli i muzikës pop.

Megjithatë, ai u ka premtuar të gjithë fansave të tij se koncertin do ta mbajë megjithatë, një ditë tjetër, transmeton Klan Kosova.

“Koncerti i radhës do të jetë në ditën e ditëlindjes time, më 31 janar. Më vjen shumë keq që më duhet ta anuloja këtë koncert, por jam i emocionuar që do t’iu shohë së shpejti”, ka thënë më tutje Timberlake në postimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat