Besa Kokëdhima i këndon dashurisë, sjell klipin “Amor”

Mediale Vip

Besa Kokëdhima i këndon dashurisë, sjell klipin “Amor”

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 10:39
Besa Kokëdhima

Edhe një projekt muzikor i është bashkuar numrit të madh të këngëve të sjella gjatë këtij viti.

E fundit është këngëtarja shqiptare, Besa Kokëdhima, e cila ka publikuar këngën më të re.

“Amor”, titullohet kënga më e re e bukuroshes sonë, të cilin e ka shoqëruar me një video të veçantë.

Tekstin e këngës që për tematikë ka dashurinë e ka shkruar autorja e këngës në bashkëpunim me Petrit Sparrowin.

Klipin e ka punuar video kompania e mirënjohur ProVideo, gjersa instrumentalin e ka bërë Elgit Doda.

Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e Kokëdhimës pasi që ka paralajmëruar edhe këngë të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat