Si rrallë herë Ermal Fejzullahu publikon foto me motrën, i ka disa fjalë për të

Mediale Vip

Si rrallë herë Ermal Fejzullahu publikon foto me motrën, i ka disa fjalë për të

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 16:42
Ermal Fejzullahu

Këngëtari Ermal Fejzullahu e ka publikuar së fundmi në Instagram një fotografi me motrën e tij Bulzën.

Ermal Fejzullahu dhe motra e tij Bulza Fejzullahu karrierën muzikore e nisën bashkë por ajo nuk deshi që të vazhdoj këtë rrugëtim në të cilin sukses të madh kanë arritur si babai i saj ashtu edhe vëllai.

Dyshja kanë kaluar shumë momente bashkë si motër e vëlla por me kalimin e viteve jeta i ka ndarë pasi Bulza sot jeton në Amerikë me burrin dhe fëmijet.

Së fundmi si rrallë herë Ermali e ka publikuar një foto me të në Instagram pranë të cilës i ka shkruar disa fjalë zemre.

‘’Një motër është një dhuratë për zemrën, një mik i shpirtit dhe një fije e artë për kuptimin e jetës. Shihem prap se shpejti moter’’ ishin fjalët e tij përshëndetëse pas takimit të fundit me motrën Bulzë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat