Kylie Jenner në telashe

Mediale Vip

Kylie Jenner në telashe

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 17:52
Kylie Jenner

Kylie Jenner kohë më parë paralajmëroi lansimin e linjës së saj të re të paletave dekorative "Born To Sparkle".

Por, ndërmarrja e saj nuk do të kalojë edhe aq mirë, pasi Tiffany Hermann nga shtëpia e kozmetikës Sheree Cosmetics paralajmëroi padi duke thënë se ata para dhjetë muajve kishin hedhur në treg të njëjtën palëtë me nuanca identike, gjë të cilën e kanë ndërmend ta paraqesin edhe në gjykatë.

Tiffany mendon se ata janë të dëmtuar për shkak të linjës së Kylie, pasi ajo ka një marketing më të mirë dhe ka më shumë gjasa që të marrë vajzat e reja për të blerë produktet e saj.

"Kur keni një ide dhe dikush ua vjedh, duhet ta merrni me veten tuaj. Kam ndërtuar punën time dhe do të punoj për të mbrojtur veten ashtu siç e njoh dhe di", tha Tiffany Hermann.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat