E tallën për pjesën intime, Ronela shpërthen ndaj komenteve negative: Shfryni epshet nëpër foto…

Mediale Vip

E tallën për pjesën intime, Ronela shpërthen ndaj komenteve negative: Shfryni epshet nëpër foto…

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 19:23
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati tërhoqi sot vëmendjen e të gjithëve me një foto të publikuar në profilin e saj në “Instagram”.

Një rrudhë e krijuar nga kominoshet në pjesën e saj intime bëri që ndjekësit e saj të pyesnin nëse ajo ka organin gjenital të një mashkulli.

Image

Fillimisht pyetjen e fansit ajo e mori me shumë qetësi dhe sportivitet duke i kthyer një përgjigje të shkurtër: “Po”. Por mesa duket komentet e shumta të këtij lloji e kanë nevrikosur këngëtaren, e cila ka shpërthyer me disa postime në “Instastory”.

Image

E indinjuar nga e gjithë kjo, Ronela ka sqaruar se në fakt ishte thjesht një rrudhë. “Nga këtu ku jam shoh njerëz që kanë 100 punë, që ikën dita pa e kuptuar dhe prapë kanë gjithmonë kohë për të thënë një fjalë të mirë. E kuptoj gjithë dëshpërimin dhe kohën e lirë parazitare që kemi për të nxjerrë vetëm mllef, vrer, ofendime, zili dhe mbase s’kemi faj”, shkruan Ronela në postimin e parë.

Image

“Dhe sa për b**e, unë realisht mund t’i kem më të mëdhaja se ca ‘skutha’ që mbyllin natën duke i shfryrë gjithë epshet e tyre të neveritura nëpër foto. U, më fal, edhe një gjë. Ishte thjesht një rrudhë se ka dhe nga ata që s’hanë pykë fare dhe e mendojnë vërtetë ore”, vazhdon këngëtarja.

Image

“Dhe po e shkruaj shqip meqe kemi shumë kërkesa. Plus dhe të mos ju dëgjojë njeri tjetër. Ditë të mbarë”, shkruan më tej ajo.

Image

“Tani besoj është momenti që po të njëjtët dërgojnë nga këto mesazhet e tipit “Të drejtë ke”, “Po me ca merresh”, “Bravo Ronel” domethënë”, mbyll postimet Hajati.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat