Detaji poshtë fustanit që vuri në siklet Meghan Markle gjatë vizitës në Tonga

Mediale Vip

Detaji poshtë fustanit që vuri në siklet Meghan Markle gjatë vizitës në Tonga

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 09:38
Meghan Markle dhe Princi Harry

Ka pak ditë që është konfirmuar lajmi për shtatzëninë e dukeshës Meghan Markle.

Meghan Markle dhe Princi Harry kanë qenë në një vizitë zyrtare në Tonga, shkruan lajmi.net.

Natyrisht që pas lajmit për shtatzëninë e dukeshës, vëmendja e medieve ndaj çiftit është rritur edhe më shumë.

Vizita e tyre në Tonga është përcjellë nga gazetarë dhe fotoreporterë të shumtë, të cilët kanë zbuluar një detaj që e vuri në siklet dukeshën.

Meghan, kishte zgjedhur një fustan të kuq për këtë vizitë, por kishte harruar ta largonte etiketën e fustanit, e cila i dukej qartë poshtë këmbëve.

Fotografitë e saj me këtë fustan janë shpërndarë menjëherë në Internet dhe po bëjnë xhiron. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat