Rebel Wilson humb disa kilogramë

Mediale Vip

Rebel Wilson humb disa kilogramë

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 13:39
Rebel Wilson

Rebel Wilson së fundmi ka vizituar shpesh palestrën – puna e saj e lodhshme duket se është paguar.

Ylli i “Pitch Perfect” është parë me disa kilogramë më pak kur është paraqitur me një fustan të kuq për një darkë me miken e saj në West Hollywood.

Në muajin korrik, trajneri i të famshmëve, Gunnar Peterson, ka bërë të ditur për revistën Us Weekly se po punonte me Wilson.

“Kur ajo nuk është në udhëtime, bëjmë ushtrime katër herë në javë. Ajo është një person i mrekullueshëm të punosh me të”, kishte thënë ai për US.

Peterson – që është trajner edhe i Khloe Kardashian, Kate Beckinsale dhe Sylvester Stallone dhe disa yjeve të tjerë – fokusohet në ushtrimet kardio, punën me pesha dhe trajnim intenziv.

“Kur ushtrojmë, e marrim si një punë që duhet ta përfundojmë. Por kur kemi pushime, bëjmë edhe shaka. Ajo është e mençur dhe plot humor”.

“Më pëlqen të jem rreth njerëzve të tillë. Prandaj edhe e dua këtë punë”, ak thënë trajneri i aktores.

Wilson që duket se po e shijon palestrën së fundmi, ka qenë gjithmonë krenare për linjat e saj, edhe me disa kilogramë më shumë.

“Të jesh unike dhe ndryshe është një gjë shumë e mirë. Kur unë u futa në zyrën e agjentit tim për herë të parë, ata më panë dhe thanë ‘wow, ne nuk e kemi në librat tonë askënd që duket sikur ti’. Më dhanë kontratën ditën e dytë”, kishte deklaruar aktorja në vitin 2016 në një intervistë për Cosmopolitan.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat