Kritikohet Ellen Pompeo, tha se kanceri ovarian diagnostifikohet me ultrazë

Mediale Vip

Kritikohet Ellen Pompeo, tha se kanceri ovarian diagnostifikohet me ultrazë

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 23:13
Ellen Pompeo

Aktorja Ellen Pompeo ka nxitur reagime të shumta, pasi doli nga roli i saj si mjeke në TV duke dhënë këshilla në lidhje me kancerin ovarian.

Pompeo gjatë një paraqitje në emisionin e Ellen DeGeneres deklaroi se kishte dëgjuar se një ultrazë i thjeshtë mund të detektojë sëmundjen, si dhe u bëri thirrje grave që të kërkojnë këtë skanim.

Megjithatë brenda pak minutash fjalët e saj u bërë temë kyçe në Twitter.

Shumica e personave që reaguan ndaj deklaratës së Pompeo, thanë se ultrazëri shpesh dështon në identifikimin e kancerit ovarian, i cili është një nga sëmundjet me vdekjeprurëse tek gratë pikërisht ngase është vështirë të identifikohet në fazat fillestare.

Për dallim nga kanceri i qafës së mitrës, kanceri ovarian nuk mund të detektohet përmes skanimit apo testimit të gjakut; e vetmja zgjidhje është largimi kirurgjik i tubave fallopianë tek gratë që dyshohet se kanë rrezikshmëri më të lartë për këtë sëmundje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat