Të gjithë thonë se Khloe dhe Tristan janë ndarë, por kanë harruar detajin e rëndësishëm

Mediale Vip

Të gjithë thonë se Khloe dhe Tristan janë ndarë, por kanë harruar detajin e rëndësishëm

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 16:02
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

Mediat e huaja kanë nisur spekulimet se Khloe Kardashian i ka dhënë 'duart' të dashurit të saj, Tristan Thompson, por një detaj tregon të kundërtën.

Blogerja dhe moderatorja e njohur vazhdon të ketë fotografi romantike me të në Instagram. Për emrat e njohur, rrjetet sociale janë të rëndësishme për të konfirmuar detaje nga jeta personale.

Por, nuk dihet nëse Khloe e bën këtë gjë për të shmangur vëmendjen e mediave, apo vërtetë cdo gjë shkon mirë në marrëdhënien e saj.

Kujtojmë se pak orë para se të bëheshin prindër, doli skandali se Tristan e ka tradhtuar me dy vajza në klub nate. Më vonë, pati sërish pamje të një tradhtie nga ana e basketbollistit, por Khloe nuk bëri asnjë reagim.

Kanë nisur spekulimet se ata janë ndarë dhe po luftojnë për kujdestarinë e vogëlushes, por asgjë nuk është konfirmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat