Eni Çobani pranon problemin e saj me peshën dhe bën një premtim

Mediale Vip

Eni Çobani pranon problemin e saj me peshën dhe bën një premtim

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 07:26
Eni Çobani

Juristja e njohur, Eni Çobani ishte një nga të ftuarat e kësaj jave në Pop Culture, në Top Channel.

Mes batutave, humorit dhe fjalëve të mira, Eni ka folur edhe për peshën e saj fizike dhe raportit me ushqimin.

“Raporti im me ushqimin është i çrregullt në kohë. Dhe kjo është nga problemet që kemi të gjithë. Mundohem ta rregulloj, mundohem, por është shumë e vështirë. Kjo ma bën më pas edhe me pasojë në shëndet”, ka rrëfyer Eni.

E pyetur nëse ka provuar dieta, Çobani është shprehur se është munduar shumë dhe se tani po përpiqet të nisë palestër.

“Edhe palestër kam provuar. Jam përpara një vendimi për t’u futur sërish. Kam lënë orare e të gjitha, por kam marrë një premtim me vete, që këtë vit do e bëj. Fit ndoshta nuk bëhem, por një trup më i mirë”, ka thënë Eni Çobani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat