Dua Lipa performon në përvjetorin e parë të muzeut të Abu Dhabit

Mediale Vip

Dua Lipa performon në përvjetorin e parë të muzeut të Abu Dhabit

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 13:25
Dua Lipa do të performojë në muzeun e Abu Dhabit.

Dua Lipa performon në koncertin që mbahet më 11 nëntor për përvjetorin e muzeut të Abu Dhabit.

Lajmi është konfirmuar nga mediet arabe, ku njoftohet se këngëtarja e hitit “One Kiss” do të performojë në Abu Dhabi në ceremninë që përcjellet edhe me disa aktivitete të tjera.

Më 9 dhe 10 nëntor do të interpretohen edhe disa vepra të artit në muze nga  Jayzus Zain dhe Qutouf Yahia nga Sudani; Safwa Mohammed dhe Jorge Monterrosa nga SHBA; Chamma Al-Bastaki nga Emiratet e Bashkuara Arabe; Aathma Dious nga India dhe Danabelle Gutierrez nga Filipinet.

Drejtori i muzeut të Abu Dhabit në një deklaratë të lëshuar për shtyp ka thënë se festimi i përvjetorit të këtij muzeu është momenti i përkryer për të falënderuar të gjithë vizitorët përmes poezisë, muzikës, e të tjera.

Biletat për koncertin e Dua Lipës kushtojnë 54 dollarë dhe dyert për këtë koncert hapen që nga ora 6 pasdite, kurse nga ora 2 deri në hapje të koncertit hyrja është falas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat