Shokët ia nxjerrin sekretin Brad Pitt: Martesa e tretë mund të jetë një grua jo e famshme

Mediale Vip

Shokët ia nxjerrin sekretin Brad Pitt: Martesa e tretë mund të jetë një grua jo e famshme

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 15:21
Brad Pitt

Martesat e Brad Pitt me dy gratë më të famshme në botë, Jennifer Aniston dhe Angelina Jolie, përfunduan me divorc, por miqtë e Brad ende presin që ai të martohet përsëri.

“Ai nuk është një murg”, tha një shok. 54 vjeçari ka pasur takime të fshehta gjatë divorcit të trazuar dhe të gjatë nga Jolie, i cili ende nuk ka përfunduar për shkak të kujdestarisë së gjashë fëmijëve të tyre.

Miqësia e Brad me 49 vjeçaren, me shëruesen shpirtërore dhe dizajnerën e aksesorëve, Sat Hari Khalsa, u bë një temë e mirë për shumë raporte romancash.

Dhe pikërisht kjo grua që nuk ka famë, mund të jetë gruaja e tretë e Pitt, sipas shokëve të tij.

Ata shtuan se ndarjen nga Angelina nuk e përjetoi lehtë, por është duke përpjekur të jetë i lumtur sërish.

“Brad bëri vetëm dy deklarata publike që nga ndarja. Ai është përpjekur të jetë i qetë për hir të fëmijëve dhe ai kurrë nuk do të thotë ndonjë gjë të keqe për Angelinën si nënë, por është lënduar “, tha burimi i cili ka punuar me të.

“Ne vetëm shpresojmë që ai të gjejë paqen dhe dashurinë përsëri.”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat