Selena la muzikën dhe shtrohet në psikiatri, Justin merr vendimin drastik

Mediale Vip

Selena la muzikën dhe shtrohet në psikiatri, Justin merr vendimin drastik

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 07:39
Justin Bieber, Selena Gomez, Hailey Baldwin

Justin Bieber, Selena Gomez, Hailey Baldwin, është trekëndëshi që çdo ditë në një mënyrë apo në një tjetër arrin të tërheqë gjithmonë vëmendjen e medias.

Ishte fillimisht Selena Gomez e cila jo shumë kohë më parë deklaroi se do të largohej pak nga muzika dhe Hollivudi. Kjo për shkak të problemeve të saj si shëndetësore po ashtu dhe ato psikologjike.

Dhe tani duket se dhe Justin ka marrë të njëjtin vendim për t’u shkëputur nga muzika.

Burime për “People” zbulojnë se Justin është shprehur se preferon të kalojë kohë me Hailey-n. Ai do të shohë filma me të  duke u relaksuar, e jo të qëndrojë me orë të tëra në studio.

“Ai po e shijon këtë periudhë të jetës së tij. Po shijon kohën me vajzën që dashuron dhe nuk do që asgjë t’ia prishë këtë lumturi. Do të rikthehet shumë shpejti, ndoshta”, thanë burimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat