‘Mos shko në banjo, mos merr frymë’, Besi tregon se ç’duhet të heqë kur fle vajza

Mediale Vip

‘Mos shko në banjo, mos merr frymë’, Besi tregon se ç’duhet të heqë kur fle vajza

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 15:24
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku

Ditën e djeshme Bes Kallaku ka treguar për situatat që krijohen në shtëpi sa herë vajza e tyre Ajka fle gjumë.

Aktori tregoi me humor se Xhensila nuk e lë të bëjë lëvizjen më të vogël pasi ka frikë mos zgjohet vajza.

“Një ditë Xhensila po vinte vajzën në gjumë. Unë u hodha dhe doja të kapja facoletat mbi frigorifer, kur në atë moment zuri gjumi gocën. Xhensila kthehet dhe më tha ‘Shhh se e zuri gjumi’. Ndejta në atë pozicion derisa u zgjua goca. Ore 2 orë kam ndejt me këmbën në ajër. Herë tjetër ‘Shhh mos u ço se është goca në gjumë. Ore po dua të shkoj në banjo. ‘Kur të zgjohet goca shko’. Dua të marr frymë. ‘Kur të zgjohet goca”,tregoi Besi.

Xhensila sigurisht që këtë deklaratë e ka marrë me të qeshur dhe ka postuar dy video në Instastory ku shihet duke ndjekur emisionin teksa dëgjohet duke qeshur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat