Buraku dhe Grupi Fama lansojnë baladën e re

Mediale Vip

Buraku dhe Grupi Fama lansojnë baladën e re

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 19:41
Buraku dhe Grupi Fama

Vret është titulli i këngës më të re, të cilën e kanë publikuar Buraku dhe Grupi Fama.

Projekti i ri muzikor është kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa videoklipi është publikuar në YouTube.

Kënga është një baladë që vjen e interpretuar mirë dhe pritet të pëlqehet nga fansat e grupit.

Kreshnik Avdiu e ka bërë muzikën dhe ka shkruar tekstin e kësaj kënge.

Ardian Kastrati e ka bërë orkestrimin e këngës së re të Burakut dhe Grupit Fama.

Ndërsa xhirimin e videoklipit e ka bërë produksioni Asha.

“Për ty” është një prej projekteve të pëlqyera të Burakut dhe Grupit Fama që është lansuar gjatë këtij viti, po ashtu me videoklip. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat