TopAwards/ Njihuni me Arissa-n, hyrjen më të re të “The Top List”

Mediale Vip

TopAwards/ Njihuni me Arissa-n, hyrjen më të re të “The Top List”

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 19:50
Arissa

Kjo javë ka patur një hyrje të re, e cila ka surprizuar me renditjen e saj në zonën e nxehtë të klasifikimit. Bëhet fjalë për një tjetër talent të ri në fushën e muzikës, i cili duket se premton shumë. Ajo quhet Arissa dhe projekti i titulluar “Emrin Tim” pozicionohet në vendin e 5-të, një vend tepër i rëndësishë për një hyrje të re dhe më tepër një artiste të re.

Prodhuar nga “Tull Production”, me tekst të Alban Ramosaj, ky projekt muzikor është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar, duke marrë mjaft komente pozitive në rrjetet sociale.

Po kush është Arissa?

E kontaktuar nga “Top Awards”, Arissa ka shpjeguar se si nisi të merrej me muzikë dhe gjithashtu ka përmendur edhe sfidat që ka kaluar për të arritur deri këtu ku është sot.

“E kam zbuluar vonë talentin tim për muzikën,(në krahasim me f?mijët e tjere) në moshën 11-vjeçare,ne korin e shkolles,ku përfshirja rast?sore aty më bëri të kuptoj më shumë,për vazhdimin e atij që u shndërrua ne pasionin tim. E kisha pasur gjithnje ndjesinë së brendshmi, por asnjehere nuk ndodhi asgje e shfaqur. Derisa u gjenda në konkursin e talenteve ne muzike “Elefant Show”, isha 12 vjec. Ishte triumfi i parë, një shpërblim i talentit dhe punës time, pasi u vlerësova me çmimin e parë. Kjo nisje ishte fillesa e një rruge të bukur dhe të vështirë“, tregon Arissa.

Por bukuroshja nuk u ndal me kaq, ajo vazhdoi të ndjekë pasionin e saj, duke përballur me sfida të tjera. Ajo është shprehur se pjesëmarrja në “Ethet e së Premtes” e penalizuan për shkak të moshës, pasi ishte vetëm 13- vjec. Kjo nuk e pengoi aspak të spikatej nga sytë e Adi Krastës dhe Top Channel, të cilët e përfshinë në “Talente ne Diell”, aty ku emra të ndryshëm të dalë nga spektakle talentesh, viheshin në sfidë me njëri- tjetrin për të qënë pjesë e një grupi musical.

“Një sfidë e kaluar me sukses dhe një musical që realizuam së bashku me bandën muzikore dhe trupën e baletit te Top Channel“, zbulon për “Top Awards” Arissa. Një prej pjesëmarrjeve të mëvonshme është edhe ajo në konkursin e talenteve në muzikë “X Factor Albania 3”, si finaliste në netët “live” nën mentorimin e Pandi Laços.

“Talent show-t të nxjerrin në pah talentin por në nje formë , ndjen se të shndërrojnë në një projeksion të artistëve të tjerë. Për të dalë nga kjo guackë dhe duke dashur të gjej veten dhe të vij nën petkun dhe stilin tim, preferova këtë pauzë të gjatë në muzikë, për te ardhur thjesht si Arissa“, përfundon këngëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat