Nicki Minaj kopjon Encën në videoklipin e ri, Enca ka ‘fakte’

Mediale Vip

Nicki Minaj kopjon Encën në videoklipin e ri, Enca ka ‘fakte’

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 07:06
Enca

Enca këtë herë është ‘kopjuar’ nga një nga idhujt e saj.

Enca e ka vënë re një detaj në videoklipin më të ri të Nicki Minaj, në këngën e saj me Little Mix, Woman like me.

Aty Nicki shihet në një pikturë, ndërsa Enca është shfaqur në të njëjtën mënyrë pak kohë më parë në videoklipin e “Kujt po i han”.

Enca ka treguar këtë gjë me anë të disa postimeve në profilin saj në rrjetet sociale, ndërsa ka krahasuar veten me Nickin, ku ka thënë se ‘mendjet e njëjta, mendojnë njëlloj’.

Gjithashtu këngëtarja shqiptare ka thënë: “Kur të bëhem e famshme në gjithë botën, ju do të thoni ‘Enca gjithmonë ishte një hap para’”.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat