Rita Ora merr çmimin për vallëzimin më të mirë në videoklip

Mediale Vip

Rita Ora merr çmimin për vallëzimin më të mirë në videoklip

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 07:26
Rita Ora

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, po vazhdon të marrë çmime nga më të ndryshme.

Ajo tani ka marrë çmimin për vallëzimin më të mirë në videoklip nga MTV Video Music Awards me këngën “Lonely Together” të cilin e bërë në bashkëpunim me DJ e famshëm tashmë të ndjerë, Avicii.

Gjithashtu, Ora ka falënderuar të gjithë ata në MTV dhe ata që janë të përfshirë në këtë këngë duke mos harruar dhe DJ-in Avicii.

“Shikoni çfarë ka arritur sot... çmimi im i VMA-së për ‘Best Dance Video’ me këngën ‘Lonely Together’! Faleminderit të gjithëve nga MTV-ja dhe të gjithë atyre që janë përfshirë në krijimin e këtij videoklipi dhe të kësaj kënge dhe natyrisht faleminderit shokut tonë shumë të talentuar Avicii. Kjo është për ty”, ka shkruar Ora në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat