Dhurata e rrallë që Charles i ka bërë nipit të tij 5 vjeçar, George!!!

Mediale Vip

Dhurata e rrallë që Charles i ka bërë nipit të tij 5 vjeçar, George!!!

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 19:36
George dhe Princi Charles

Gjatë një dokumentari që pritet të transmetohet shumë shpejt, princi Charles ka bërë mes të tjerash edhe një rrëfim mjaft interesant: ai tregon dhuratën e vecantë që kishte menduar për nipin e vet, George, djali i parë i të birit William me Kate Middleton. Duke folur nga shtëpia e vet në Birkhall, e rrethuar nga një park, Chares tregoi se disa prej pemëve janë mbjellë atëherë kur George erdhi në jetë.

Ky praktikisht, do të jetë pylli i tij, ka deklaruar princi. Sa më shumë plakem, shtoi ai, aq më shumë më rritet dëshira për të mbjellë pemë; shpresoj që George ta konsiderojë këtë dicka mjaft të këndshme kur të rritet, që të jetë në një moshë për ta kuptuar tamam rëndësinë e nje dhurate të tillë.

Charles-I është mjaft i apasionuar pas mbrojtjes së ambjentit dhe i ka kushtuar asaj një pjesë të mirë të jetës së vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat