Dy këngëtaret e njohura 'falin gjakun' dhe vendosin paqe

Mediale Vip

Dy këngëtaret e njohura 'falin gjakun' dhe vendosin paqe

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 07:08
Cardy B dhe Nicki Minaj

Sherri i tyre u bë një nga ngjarjet më të përfolura në të gjitha mediat botërore.

Duket që dy reperet e njohura Cardy B dhe Nicki Minaj kanë gjetur gjuhën e paqes. Ishte Minaj e para që shtriu dorën e pajtimit me anë të një postimi në rrjetin social Twitter.

“Le të fokusohemi vetëm në gjëra pozitive. Ne jemi të gjithë të bekuar. E di që gjithë kjo gjë është qesharake dhe interesante për shumë njerëz, por unë nuk do e diskutoj më këtë gjë pa sens. Faleminderit që më jepni mbështetje dhe kurajo çdo vit. Ju dua”, shkruajti Nicki.

Nuk mungoi reagimi i Cardi B, e cila ripostoi shkrimin e rivales duke shtuar: “Në rregull Nicki, le të qëndrojmë pozitive dhe të vazhdojmë përpara.”

Tani mbetet për tu parë në qoftë se kjo paqe do zgjasë dhe si do jetë marrëdhënia e tyre në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat