Bebe Rexha ka filluar xhirimet e videos së këngës ‘Say My Name’

Mediale Vip

Bebe Rexha ka filluar xhirimet e videos së këngës ‘Say My Name’

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 08:42
Bebe Rexha

Bebe Rexha ka sjell ditë më parë projektin më të ri muzikor për rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja jonë ka publikuar bashkëpunimin më të ri me DJ e famshëm David Guettan dhe këngëtarin J Balvin.

“Say My Name”, titullohet kënga më e re biondinës sonë, por të cilën nuk e ka shoqëruar me video.

 

Say My Name Video Coming soon!!!

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Por, për këtë të fundit ka filluar të punojë këngëtarja shqiptare, të cilën gjë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

“Po vjen së shpejti videoja e Say My Name”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Instagram.

Ndërkohë, Rexha është nominuar në kategorinë e këngës më të mirë të ngjarjes vjetore të muzikës, “MTV EMA”.

Ndryshe, Bebe ka paralajmëruar edhe këngë të tjera që do t’i publikojë gjatë muajve në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat