Red Hot Chili Peppers me një koncert befasues në një shkollë fillore

Mediale Vip

Red Hot Chili Peppers me një koncert befasues në një shkollë fillore

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 08:22
Red Hot Chili Peppers

Red Hot Chili Peppers kanë bërë një gjë të papritur duke befasuar të gjithë opinionin.

Bendi ka performuar në një shkollë të mesme, ku vijojnë mësimet fëmijët e bateristit të grupit, Chad Smith.

Gjatë ditës së djeshme, Smith kishte paralajmëruar një befasi duke pyetur se “Kush është në orën 9:30 në mëngjesin e shkollës sime të fëmijëve?”.

Shfaqja u zhvillua në Shkollën e Viewpoint në Calabas, Kaliforni, në një mbledhje për të festuar Halloween, ku të gjithë anëtarët e grupit u maskuan.

Kjo ka bërë që të gjithë fëmijët të argëtohen jashtë mase me performancën e bendit të rokerëve.

Ndryshe, Red Hot Chilli Peppers ka njoftuar ditë më parë se së shpejti do të kthehen në studio për të regjistruar këngët e albumit të 12 në karrierën e grupit. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat