Moderatori shqiptar: Këngët shqiptare të bëjnë me dhimbje koke dhe barku…

Mediale Vip

Moderatori shqiptar: Këngët shqiptare të bëjnë me dhimbje koke dhe barku…

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 16:18
Ermal Peçi

Të mërkurën ishte “Halloween”-i dhe emisioni “Soiree” i ishte dedikuar e gjitha pikërisht kësaj feste.

Të ftuarit e kësaj pjese ishin Valbona Mema, Fleura Shkëmbi, Briken Fejzullai, Ilir Muharremi, Xhesila Polo, Kelvi Kadilli dhe Ermal Peçi.

E teksa po diskutohej për muzikën që i përshtatet festës së të vdekurve, moderatori i “Trokit” në “InTv”, Ermal Peçi u shpreh se këngëtarët shqiptarë bëjnë çdo ditë të vitit muzikë të “frikshme”.

“Më lejo ta them, dhe po e them te ty, unë mendoj se Halloween në kontekstin muzikor ka çdo ditë Shqipëria. O bëhen këngë që të bëjnë me dhimbje koke, dhimbje barku… nuk e di”, u shpreh Peçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat