“Duken kaq të paqtë!”, Jona Spahiu publikon foton e ëmbël të djalit që fle mbi barkun e babit

Mediale Vip

“Duken kaq të paqtë!”, Jona Spahiu publikon foton e ëmbël të djalit që fle mbi barkun e babit

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 16:22
Jona Spahiu me bashkëshortin

Moderatorja e njohur Jona Spahiu po jeton një ndër momentet më të bukura të jetës, atë të të qenit nënë. Nëpërmjet postimeve të saj në rrjetet sociale, tregon se si dita ditës po rritet vogëlushi Raiden.

Një ditë më parë, Jona ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto mjaft të ëmbël të djalit së bashku me të atin.

Ata të dy shfaqen duke fjetur pranë njëri-tjetrit, ndërsa mami Jona nuk e ka humbur këtë çast kaq të bukur për t’i fotografuar. Raiden ka mbështetur kokën të barku i të atit, aty ku po bën gjumin më të rehatshëm.

“Duken kaq të paqtë kur flenë”, shkruan moderatorja bashkëngjitur me foton. E sigurisht që fotografia bardhezi ka marrë me mijëra pëlqime pasi kjo është hera e parë që Jona tregon dhe fytyrën e plotë të djalit, i cili duket si një engjëll kur fle.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat