I përmendin të ëmën e sëmurë nga kanceri, Fjolla shpërthen në lot

Mediale Vip

I përmendin të ëmën e sëmurë nga kanceri, Fjolla shpërthen në lot

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 06:37
Fjolla Morina

Këngëtarja shqiptare është përlotur teksa i kanë përmendur të ëmën e sëmurë në emision. Fjolla Morina është shprehur se apo është përkujdesur e vetme për të pasi i ati i ka vdekur.

Vetëm pak ditë më parë Fjolla Morina foli hapur për sëmundjen e mamasë së saj. Ajo u shpreh se vuan nga kanceri dhe po mundohet të rikuperohet dhe që shpreson t’ja dalë mbanë. E ftuar në emisionin “Rudina”, moderatorja i përmendi të ëmën dhe këngëtarja shpërtheu në të qara.

Fjolla uli kokën dhe nuk po e merrte dot veten, pasi normalisht kjo është diçka shumë e dhimbshme.

“Mami im është gjithçka që kam në jetë. Kam kaluar një periudhë shumë të keqe, sepse mamin nuk e kam pasur mirë dhe shpresoj shumë që të shërohet. S’e mendoj dot jetën pa të, pasi është gjithçka për mua, me ka rritur vetëm. Babai më ka vdekur kur kam qenë shumë e vogël dhe ajo është bërë edhe nënë edhe baba për mua,”- tha Morina dhe fshiu lotët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat