Kendall Jenner qante nga xhelozia për motrën Kylie, ja për çfarë arsye

Mediale Vip

Kendall Jenner qante nga xhelozia për motrën Kylie, ja për çfarë arsye

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 07:10
Kendall dhe Kylie Jenner

Supermodelja nuk ishte kaq e famshme edhe në fëmijërinë e saj.

Njëherë e një kohë, Kendall Jenner nuk kishte asnjë shoqe dhe sigurisht ky fakt e shqetësonte.

Dhe periudhën më të bukur, atë të gjimnazit e ka kaluar duke qarë, aq më tepër kur shihte sa shumë miq kishte motra e saj, Kylie.

“Rrija me ditë të tëra duke qarë sepse Kylie kishte kaq shumë shoqe dhe unë s’dija çfarë të bëja. Edhe tani që flas më kapin emocionet. Mendoja se nuk do të kisha më asnjë shoqe.”- është shprehur Kendall e ftuar në një emision radiofonik.

Por siç e dini, jeta pas gjimnazit mund të marrë komplet tjetër rrjedhë dhe në rastin e Kendall-it, ndodh që jo vetëm ka më shumë miq se e motra, por është edhe një nga modelet më të famshme për momentin.

Gjithsesi, tipare i ndjeshmërisë nga karakteri i saj duket se është ende aty, pasi siç tregoi për të është shumë e vështirë të lexojë komente negative për veten në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat