Armina zbulon nëse do i ftojë në dasmë fëmijët e Shkëlzenit

Mediale Vip

Armina zbulon nëse do i ftojë në dasmë fëmijët e Shkëlzenit

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 07:52
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha

Pak javë më parë, pas një lidhje disa vjeçare, u mbajt fejesa zyrtare mes ish-Missit dhe blogeres së njohur, Armina Mevlani.

Ajo dhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, mbajtën një ceremoni private, me fare pak të ftuar.

Tashmë duket se rruga është e shtruar drejt dasmës, e cila është në mendimet e Arminës.

Por së fundmi ajo është pyetur nga një ndjekës në Instagram, nëse do i ftojë fëmijët e partnerit të saj në dasmë.

“Sigurisht! I dua me të vërtetë ata”, shkroi Armina si përgjigje.

Kujtojmë se Shkëlzen Berisha, ka qenë i martuar me Sadije Berishën, kushërirë e largët e tij, dhe me të ka dy fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat