Ajo është një prej zërave më të pëlqyer nga publiku shqiptar, ku këngët e saj janë mjaft të pëlqyera nëpër festa dhe gëzime.
Mësohet se këngëtarja e muzikës popullore Maja, është shtatzënë.
Ndonëse e ka mbajtur të fshehur, ajo ndodhet në muajin e tetë të shtatzënisë.
Këtë të premte të ftuar në “Fun Day” ishin gazetarët e “Inlife” Armend Dumbo dhe Megi Bilo, të cilët zbuluan se këngëtarja është shtatzënë.
Gjithashtu, është mësuar se Maya do të bëhet nënë e një djali.
Maja është e martuar prej vitesh me arkitektin Beni Shuaipin, dhe ky është fëmija i tyre i parë.