Capital T tallet me ofertën që i bëjnë për rritjen e numrit të ndjekësve në Instagram

Mediale Vip

Capital T tallet me ofertën që i bëjnë për rritjen e numrit të ndjekësve në Instagram

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 10:43
Capital T

Reperi Capital T është një prej emrave më të ndjekur në rrjetet sociale.

Ai numëron rreth 745 mijë ndjekës në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, teksa duket se së fundmi i ka arritur një ofertë interesante për rritjen e këtij numri.

Këtë gjë e bëri të ditur vet reperi përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku tregonte ofertën e kundërligjshme që një llogarië në Instagram i kishte bërë atij.

“Mesa mund të shoh, ti ke 745 mijë ndjekës, por ky nuk është fundi, ne mund t;i rrisim më shumë nëse ju dëshironi, mund t’ju sjellim më shumë milionë ndjekës”, shkruhej në mesazhin drejtuar atij.

Por, duke dëshmuar në vërtetësinë e personave që ndjekin, Kapo e ka refuzuar kategorikisht një ofertë të tillë, madje edhe ka qeshur me të.

“Jo faleminderit”, ka qenë përgjigja shkurt e reperit, i cili e ka publikuar këtë fotografi si mesazh ndërgjegjësues për fansat, që të mos pranojnë oferta të tilla.

Përndryshe, ai së fundmi publikoi projektin e tij të ri muzikor “Bomba”, i cili është pritur shumë mirë nga fansat e tij. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat