Ermali ofendon të ftuarën në emision, ajo shpërthen në lotë!!!

Mediale Vip

Ermali ofendon të ftuarën në emision, ajo shpërthen në lotë!!!

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 08:35
“Xing me Ermalin“

“Xing me Ermalin“ nuk ka qenë aq për të qeshur dje për të dashurën e të ftuarit special të tij, Nas Daily. Aline dukej mjaft e qete në fillim të intervistës, por situata e krijuar me pyetjen e Kejvina Kthjellës ka dalë jashtë kontrollit.

Kejvina në fillim i bën një pyetje të thjeshtë blogerit të njohur qe realizoi një video mjaft të bukur për Shqipërinë: “Ti udhëton shpesh, por kur e gjen kohën për të dashurën tënde?”, e pyeti ajo, por Ermali e ndërpreu dhe I tha “ Jo, jo nuk është kjo pyetja“, dhe I kërkon atë origjinalen : “Po gjithë këto udhëtime i bën për të takuar goca?”.

 Aline u prek shumë. “Kjo është totalisht e pavend. Nuk është fare për të qeshur. E di që kjo është Shqipëria dhe ju nuk keni respekt për femrat, por kjo e kaloi cakun. Të mos respektosh femrat,  nuk të bën aspak  për të qeshur. Jam e lodhur nga kjo botë që bën  gjëra të tilla. Nuk është në rregull. Kanali im në Youtube me miliona ndjekës është për të drejtat e femrave dhe ti bën këtë pyetje. Femrat në Shqipëri trajtohen si plehra, si objekt”, u shpreh ajo ndërsa nuk i përmbajti dot lotët.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat