2Ton paralajmëron duet me Donjeta Morinën

Mediale Vip

2Ton paralajmëron duet me Donjeta Morinën

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 19:39
2 Ton dhe Donjeta Morina

Reperi 2Ton ka bërë të ditur se do të vijë me një projekt të ri muzikor.

Kënga është bashkëpunim me këngëtaren e re, Donjeta Morina, dhe do të lansohet pas dy ditësh.

“Sa gabime” është titulli i këngës që do të publikohet të mërkurën (7 nëntor).

 

07/11. Sa Gabime ft @donjetemorina

A post shared by 2 Ton (@2tonofficial) on

Donjeta është pëlqyer për interpretimin e versioneve të saj të disa hiteve të njohura.

Sa i përket Arton Avdylit, ai gjatë këtij viti ka sjellë disa këngë që janë pëlqyer shumë nga fansat e tij.

Përmendim bashkëpunimin me Lindon, “1 Xhiro”, si edhe hitin e kësaj vere, “Melisa”.

Ndërsa një prej projekteve më të fundit të 2Ton është “Shumë telefona” që publikua në fund të muajit shtator. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat