McKresha tregon se si ra në dashuri me ekipin e Liverpoolit

Mediale Vip

McKresha tregon se si ra në dashuri me ekipin e Liverpoolit

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 12:23
McKresha

Liverpooli është një prej skuadrave më të vjetra dhe më së shumti trofe në Angli.

The Reds siç njihen ndryshe kanë tifozë anembanë globit duke përfshirë edhe shtetin tonë, Kosovën.

Një prej tyre është edhe reperi mitrovicas, McKresha, i cili tejet mase është i dhënë pas klubit anglez dhe di pothuajse çdo detaj.

Megjithëse këtë sezon skuadra e zemrës së këngëtarit po luan si është më së miri, ai mendon se është e vështirë që të arrihet objektivi kryesor – titulli i kampionit në Ligën Premier.

Ai ishte mysafirë në emisionin Dueli Sportiv të RTV Dukagjinit, ku ka shpalosur edhe disa detaje rreth asaj se si ka filluar të bëhet tifozë i kësaj skuadre.

“Shpresoj se do të shpallemi kampion. Duke parë ecurinë e Manchester Cityt, ne jemi për një nuancë të vogël pas tyre”, tha ndër të tjerash artisti.

Ndryshe, McKresha është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat