Era Istrefi sjell projektin e ri me DJ-në e famshëm, Aoki

Mediale Vip

Era Istrefi sjell projektin e ri me DJ-në e famshëm, Aoki

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 16:29
Era Istrefi

Ajo tashmë emër i njohur në rrafshin ndërkombëtar të industrisë muzikore.

Bëhet fjalë për Era Istrefin, këngëtaren shqiptar e cila ka pasur një vit të jashtëzakonshëm.

Tashmë ka publikuar edhe projektin më të ri të muzikës, por të cilin e ka sjell në versionin audio.

“Anything More”, titullohet kënga më e re bukuroshes sonë që i shton koleksionit të shumtë të këngëve në gjuhën angleze.

Ajo kësaj radhe ka zgjedhur të bashkëpunojë me artistin amerikan me prejardhje japoneze, Steven Hiroyuki Aoki, i cili njihet edhe si DJ dhe producent.

Kënga është mjaft ritmike dhe pritet të bëhet një hit gjersa biondina shkëlqen me zërin e fuqishëm.

Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e bukuroshes sonë pasi që ka paralajmëruar edhe disa projekte të reja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat