Koncert për Adelën, performojnë këta emra të njohur

Mediale Vip

Koncert për Adelën, performojnë këta emra të njohur

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 16:58
Adelajda Xhamani

Një vit më parë, Adelajda Xhamani ndërroi jetë pas infarktit në zemër.

Adela vdiq duke lënë pas shumë ëndrra të parealizuara, por miku i saj Eraldo Rexho ka bërë një gjë shumë të veçantë për të.

Eraldo ka organizuar një koncert humanitar me moton “Në vend të Adelës”, ku do të performojnë emra të njohur të estradës.

Me paratë e grumbulluara nga ky koncert do t’i sigurohet një bursë një vajze në pamundësi ekonomike.

 

Jam shumë i lumtur dhe krenar të prezantoj tek ju listën e artistëve (sipas rendit alfabetik) që do të marrin pjesë në koncertin humanitar “Në vend të Adelës”. Unë jam me fat që ju kam të gjithëve pjesë të jetës sime. Jam me shumë fat gjithashtu që munda t’ia shoh mikes sime të dashur, Adelës, se si i shkëlqenin sytë kur këndonte këngët tuaja. Mezi pres të shoh sallën e mbushur të #arTurbina të këndojnë bashkë me ju dhe me mua, këngët që ia shtojnë bukurinë Shqipërisë. Të gjithë bashkë për vajzat, për lirinë dhe dijen, për nevojën e zërave të guximshëm. Ju presim të hënën, më datë 12 nëntor, ora 19:00 tek "arTurbina"... Biletat kushtojnë 1000 lek dhe mund t'i gjeni nga nesër, 9 nëntor, tek "arTurbina". Të ardhurat e mbledhura nga koncerti do të sigurojnë një bursë të plotë studimi për një vajzë në pamundësi ekonomike. Kam shumë njerëz për të falenderuar, por do t’i lë për pas koncertit ?? #JuDua #ShihemiTëHënën #PërËndrrën #PërLirinë #PërDijen #PërNjëFillimTëRi #PërAdelën ?? #NëVendTëAdelës

A post shared by Eraldo Rexho (@eraldorexho) on

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I ERALDOS, PA NDËRHYRJE:

“Jam shumë i lumtur dhe krenar të prezantoj tek ju listën e artistëve (sipas rendit alfabetik) që do të marrin pjesë në koncertin humanitar “Në vend të Adelës”. Unë jam me fat që ju kam të gjithëve pjesë të jetës sime. Jam me shumë fat gjithashtu që munda t’ia shoh mikes sime të dashur, Adelës, se si i shkëlqenin sytë kur këndonte këngët tuaja. Mezi pres të shoh sallën e mbushur të #arTurbina të këndojnë bashkë me ju dhe me mua, këngët që ia shtojnë bukurinë Shqipërisë.

Të gjithë bashkë për vajzat, për lirinë dhe dijen, për nevojën e zërave të guximshëm. Ju presim të hënën, më datë 12 nëntor, ora 19:00 tek “arTurbina”… Biletat kushtojnë 1000 lek dhe mund t’i gjeni nga nesër, 9 nëntor, tek “arTurbina”. Të ardhurat e mbledhura nga koncerti do të sigurojnë një bursë të plotë studimi për një vajzë në pamundësi ekonomike.

Kam shumë njerëz për të falenderuar, por do t’i lë për pas koncertit ”.

Pra, artistët që do të performojnë në këtë koncert janë: Aurela Gaçe, Artiola Toska, Eli Fara, Greta Koçi, Irma Libohova, Jonida Maliqi, Kejsi Tola, Klint Çollaku, Lori Kaçka, Manjolla Nallbani, Olta Boka, Orgesa Zaimi, Redon Makashi, Rosela Gjylbegu, Rovena Dilo, Soni Malaj, dhe West Side Family.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat