Gili, Enis Potoku, Teuta Kurti, Linda Hakaj e Vullnet Sefaja i këndojnë Mitrovicës

Mediale Vip

Gili, Enis Potoku, Teuta Kurti, Linda Hakaj e Vullnet Sefaja i këndojnë Mitrovicës

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 18:18
Pamje nga video

Artistët e njohur Gili, Enis Potoku, Teuta Kurti, Linda Hakaj e Vullnet Sefaja bashkuan forcat për një projekt të ri.

Kënga mban titullin “Mitrovica” dhe artistët me vokalet e tyre të veçanta, i këndojnë qytetit të ndarë.

Kënga kushtuar Mitrovicës , është me orkestrim të Florent Boshnjakut, muzikë dhe tekst të Ilir Beranit.

Brenda këtij teksti këngëtarët kanë shprehur gjithë ndjenjat e dashurisë që kanë për këtë qytet , e që shumë qytetarë të Kosovës do ta gjejnë veten brenda rreshtave të shkruara.

Kënga gjendet tashmë në YouTube, në kanalin zyrtar “Xixa music” të Gilit e Ilir Beranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat