Capital T i lumtur që Bebe Rexha dëgjon këngën e tij teksa ushtron në fitnes

Mediale Vip

Capital T i lumtur që Bebe Rexha dëgjon këngën e tij teksa ushtron në fitnes

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 23:42
Capital T dhe Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, e ka treguar disa herë haptazi patriotizmin e saj.

Përmes imazheve të publikuara në rrjetet sociale, këngëtarja Rexha ka treguar se shpesh preferon të dëgjojë edhe këngë në gjuhën shqipe.

Madje, ajo pati realizuar një video, ku shfaqej teksa kryente ushtrimet e fitnesit nën ritmet e këngës “Hitman”, të reperit të njohur shqiptar, Capital T.

Ky i fundit, i lumtur për këtë gjë, ka publikuar së fundmi në InstaStory videon e Bebe Rexhës, duke treguar se ndjehet i lumtur që ajo dëgjon këngët e tij.

“Hitman” ka qenë një hit absolut i reperit Capital T në vitin 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat