Zanfina flet për ish-lidhjen me menaxherin e njohur: Kemi qenë bashkë 11 vite

Mediale Vip

Zanfina flet për ish-lidhjen me menaxherin e njohur: Kemi qenë bashkë 11 vite

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 08:58
Zanfina Ismaili

Zanfina Ismaili rrallëherë është hapur para publikut për jetën e saj private.

Këtë herë ajo ka folur për lidhjen e saj të dashurisë me Faton Shoshin, menaxherin e Ledri Vuës, lidhje kjo e cila ka zgjatur më shumë se një dekadë.

“Ka zgjatur 11 vite e gjysmë. Edhe në dashuri çdo fillim është i mirë, dhe çdo fund është i hidhur. Kur i vjen fundi gjërave në lidhje, si dashuria, besimi apo diçka e ngjasme, vjen edhe fundi”, u shpreh Zanfina.

Madje ajo ka treguar se tani nuk kanë kontakte.

“Kur thyhet një gotë, edhe mundohemi ta ndreçim, atëherë nuk bëhet siç ka qenë. Kështu që nuk jam për shoqëri pas lidhjes”, tha këngëtarja për “Mirage”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat