Dua Lipa është një nga artistet shqiptare më të pëlqyera të momentit.
Dua Lipa së fundi ka udhëtuar në Paris, ku është e ftuar të performojë sonte në një ceremoni që organizohet atje.
Këtë gjë e ka konfirmuar vetë këngëtarja përmes një statusi në llogarinë e saj në Instagram, ku njoftoi se do të jetë pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimeve “NRJ Awards”. Kujtojmë që projekti i fundit nga Dua Lipa është “If Only”, këngë kjo në duet me Andrea Bocellin.