‘Të financon i dashuri apo merr kredi’, Çani e zë ngushtë këngëtaren

Mediale Vip

‘Të financon i dashuri apo merr kredi’, Çani e zë ngushtë këngëtaren

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 20:18
Arian Çani

Dy këngëtarët Kastro Zizo dhe bashkëpuntorja e tij e re Suela, mbrëmë qenë të ftuar në emisionin “Zonë e lirë”. 

Dyshja ishin në studio për të promovuar klipin e tyre të ri me titull “Ajo”, ku Kastro ka shfaqur anën e tij të ndjeshme dhe të panjohur më parë për publikun.

Suela është një këngëtare e re dhe punon në financë. Gjatë intervistës Çani e pyeti Suelën se ku i ka gjetur paratë për të bërë këngën pasi siç dihet një videoklip kushton shumë.

“Ke një trashëgimi të madhe nga gjyshja e babai, ke një të dashur që të financon, apo ke marrë një kredi në bankë?“- e pyeti Çani këngëtaren.

“Jo, me kursimet e mia kam arritur që të bëjë këtë gjë dhe të financojë për ëndrrën time,”- u përgjigj Suela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat