Zjarri në Kaliforni, Lady Gaga dhe Kim Kardashian evakuohen nga shtëpia

Mediale Vip

Zjarri në Kaliforni, Lady Gaga dhe Kim Kardashian evakuohen nga shtëpia

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 09:40
Lady Gaga dhe Kim Kardashian

Përhapja e zjarrit në Kaliforni detyroi dhjetra mijëra njerëz të evakuoheshin shpejt nga shtëpitë e tyre.

Midis tyre ishin edhe njerëz të famshëm, që me anë të postimeve në rrjetet sociale treguan se ishin prekur nga flakët.

Një nga ata ishte ylli i televiziove Kim Kardashian që raportoi se ishte larguar nga shtëpia për shkak të flakëve.

Ndërsa publikoi edhe një foto të fëmijëve veshur me pizhama në trotuar pas evakuimit.

 

North is always a mood ????

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Lady Gaga ishte gjithashtu një nga njerëzit e panumërt që u detyrua të largohet nga shtëpia e saj të premten (9 nëntor) për shkak të zjarreve që flakëronin në të gjithë Ventura County.

Në një postim në Instgram, lajmëroi fansat se ishte e sigurtë.

Ajo publikoi video të njerëzve që futeshin në makina për tu larguar dhe tymin që mbuloi të gjithë vendin.

Motra e Kim, Kourtney Kardashian zbuloi në Instagram se po evakuohej.

"Lutem që të gjithë të jenë të sigurtë dhe të mbrojtur nga këto zjarre,"-shkruante ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat