Cheryl konfirmon ndryshimin në fytyrë

Mediale Vip

Cheryl konfirmon ndryshimin në fytyrë

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 15:13
Cheryl

Cheryl ka konfirmuar se fytyra e saj ka ndryshuar, por krejt kjo ndodhi si rezultat i të qenit nënë.

Këngëtarja 35-vjeçare lëshoi videon muzikore për këngën e re ‘Love Made Me Do It’ pas katër vjetësh, të premten e kaluar.

Fansat e pyetën për pamjen e saj, por Cheryl ka këmbëngulur që fytyra e saj ka ndryshuar pas lindjes së djalit të saj Bear.

‘I gjithë trupi im, madje edhe fytyra ime, gjithçka ndryshoi që kur Bear u lind’, tha ajo për Sunday Times Style.

‘Unë ndihem se jam më mirë se si isha. Nuk më intereson se si duket trupi im në këtë drejtim. Kam krijuar një jetë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat