Jessie J dhe Channing Tatum konfirmojnë lidhjen

Mediale Vip

Jessie J dhe Channing Tatum konfirmojnë lidhjen

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 19:16
Jessie J dhe Channing Tatum

Gjysmë viti pas shkurorëzimit nga ish-gruaja e tij, Jenna Dewan, aktori Channing Tatum është në lidhje të re me këngëtaren Jessie J.

Për lidhjen e tyre është duke u spekuluar qe një kohë, mirëpo ata vetëm tani kanë konfirmuar se janë bashkë.

Jessie J e ka publikuar një video në Instagram nga premiera londineze e shfaqjes “Magic Mike”, ku luan Tatum.

Ajo e ka uruar aktorin për këtë shfaqje dhe ua ka rekomanduar njerëzve që të mos e humbin.

Deri më tani vetëm është spekuluar nga burimet dhe njerëzit që i kanë parë bashkë, kurse kjo është hera e parë që dyshja e konfirmojnë lidhjen e tyre.

Channing në të kaluarën ka qenë i martuar me aktoren Jenna Dewan, me të cilën ka një vajzë.

Në ndërkohë, edhe ish-gruaja e tij ka dalë publikisht me partnerin e saj të ri, Steve Kazee. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat