Ndonëse janë “rivalë” për audiencën e të shtunës mbrëma moderatorët Ermal Mamaqi dhe Luana Vjollca e kanë treguar se janë miq.
Këtë herë ka qenë Ermali i cili ka kapur “mat” moderatoren teksa po darkonte në një restorant sushi në Tiranë.
Të dy kanë publikuar disa video në rrjete sociale ku shfaqen duke bërë shaka me njëri-tjetrin, ndërkohë Luana ishte duke darkuar me këngëtaren Evi Reçi të cilën e ka edhe të afërme, ndërsa Mamaqi me këngëtaren Adelina Tahiri dhe bashkëshortin e saj të cilën do ta ketë të ftuar në emisionin e tij.