Miley dhe Liam dhurojnë 500 mijë dollarë pas zjarreve në Kaliforni

Mediale Vip

Miley dhe Liam dhurojnë 500 mijë dollarë pas zjarreve në Kaliforni

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 16:17
Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth

Miley Cyrus zbuloi se pasi ajo e humbi shtëpinë e saj pas zjarrit në Kaliforni, ajo dhe Liam Hemsworth kanë dhuruar para për ata që kanë nevojë.

‘Miley dhe Liam humbën shtëpinë e tyre, por janë shumë mirënjohës që të jenë të sigurtë së bashku me kafshët e tyre. Komuniteti dhe shteti i tyre është shumë i veçantë për ata dhe duan të kthehen në vendin ku krijuan shumë kujtime të bukura për veten dhe të tjerët’, thanë ata në një deklaratë.

Ata janë duke dhuruar 500 mijë dollarë për fondacionin Malibu me shpresën për të rivendosur magjinë mbi këtë vend.

Këto fonde do të përdoren për ata që kanë nevojë financiare, ndihmë emergjente, rindërtimin e komunitetit, parandalimin e zjarreve dhe rezistencën ndaj ndryshimeve klimatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat