Demi Lovato merr një numër të ri telefoni pas rehabilitimit

Mediale Vip

Demi Lovato merr një numër të ri telefoni pas rehabilitimit

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 18:26
Demi Lovato

Demi Lovato po shpreson të lidhet sërish me miqtë e saj pasi ka përfunduar rehabilitimin në fillim të këtij muaji.

Këngëtarja 26-vjeçare e cila hyri në rehabilitim pas një mbidoze gjatë muajit korrik, kërkoi nga miqtë e saj që t’i shkruanin privatësisht për të marrë numrin e saj të ri, me anë të një posti të ri në Instagram.

Në gusht, TMZ raportoi se Lovato do të merrte një numër të ri telefoni për t’i ndaluar tregtarët e drogës dhe mundësuesit që të kishin qasje me këngëtaren. TMZ shtoi se numrin e ri do ta ketë vetëm rrethi i ngushtë i saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat