Shawn Mendes tregon çfarë mësoi nga Taylor Swift

Mediale Vip

Shawn Mendes tregon çfarë mësoi nga Taylor Swift

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 18:27
Taylor Swift dhe Shawn Mendes

Shawn Mendes ka qëndruar i buzëqeshur gjatë qëndrimit të tij në skenën e Billboard Live Music Summit në Beverly Hills.

Gjatë diskutimit, këngëtari 20-vjeçar u hap rreth zhvillimit të karrierës së tij në industrinë e muzikës.

Shaën zbuloi se çfarë e mësoi Taylor Swift në lidhje me performncat kur ndodhet para një publiku të madh.

Para koncertit të tyre të parë, Taylor e pyeti Shawn nëse ishte nervoz, dhe ai tha se ishte sepse kishte probleme me ngatërrimet.

Taylor pastaj i shpjegoi atij se të gjithë në audiencë ishin aty për t’u argëtuar dhe se askush nuk ishte aty për ta gjykuar.

‘Që nga ai moment, mësova me të vërtetë se çfarë do të thoshte të bëhesha performues’, tha Shawn.

‘Nuk ka të bëjë me përsosjen’, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat