Cristiano Ronaldo fejohet me Georgina Rodriguez

Mediale Vip

Cristiano Ronaldo fejohet me Georgina Rodriguez

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 12:09
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez

Dashuria mes Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez po shkon drejt kurorëzimit.

Cristiano Ronaldo raportohet t’i ketë propozuar martesë të dashurës së tij, Gerogina Rodriguez.

Bukuroshja spanjolle nuk ka hezituar t’i përgjigjet me ‘PO’ Ronaldos, dhe tashmë ka filluar të provojë disa fustane për dasmë, raporton gazeta më e madhe portugeze ‘Correio de Mahna’.

Çifti bashkëjeton prej një viti në Itali, dhe së bashku kanë një vajzë një vjeçare, e cila quhet Alana Martina.

‘Cristiano tashmë i ka propozuar martesë Gio, dhe dasma do të zhvillohet, por pak njerëz dinë për detajet”, thuhet të ketë zbuluar një burim i afërt i portugezit.

“Ajo që dihet tani është se Gio ka provuar tashmë disa veshje të dasmës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat