Tom Cruise nuk e luan më rolin e Jack Reacher - Bota Sot
Tom Cruise nuk e luan më rolin e Jack Reacher

Mediale Vip

Tom Cruise nuk e luan më rolin e Jack Reacher

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 18:11
Tom Cruise

Tom Cruise duket se nuk e ka fizikun për të vazhduar me rolin e Jack Reacher në serinë e filmave. Kështu deklaroi autori britanik, Lee Child, i cili e krijoi karakterin në fjalë.

“Cruise, me gjithë talentin që e ka, nuk e kishte fizikalitetin”, deklaroi Lee në një intervistë për BBC.

“Vërtetë u kënaqa duke punuar me të. Ai është njeri shumë shumë i mirë. U kënaqëm së bashku.. por përfundimisht lexuesit kanë të drejtë. Masa e Reacher është vërtetë shumë e rëndësishme dhe është një komponent i asaj që ai përfaqëson”.

“Ideja është që kur Reacher të hyjë në dhomë, të gjithë ju bëheni shumë nervozë vetëm për atë minutë të parë. Dhe Cruise, me gjithë talentin që ka, nuk e kishte atë fizikalitet… Kështu që ajo që unë vendosa të bëj është se nuk do të ketë më filma me Tom Cruise. Në vend të kësaj ne do ta dërgojmë në Netflix ose diçka të tillë me një aktor krejtësisht të ri.

Tom e lujati rolin e Jack Reacher në dy filma, në atë të vitit 2012 dhe 20016.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...