Rita Ora publikon këngën e re “Velvet Rope”

Mediale Vip

Rita Ora publikon këngën e re “Velvet Rope”

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 14:53
Rita Ora

Është publikuar kënga më e re e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

“Velvet Rope” titullohet kënga e saj më e re, e cila është publikuar në kanalin YouTube në versionin ‘audio me tekst’.

Kënga është baladë e lehtë, e cila shoqërohetm e melodi të thjeshtë, kor dhe orkestër.

Kjo është kënga e trembëdhjetë me radhë e albumit të saj të ri “Pheonix”, i cili do të publikohet i plotë më 23 nëntor.

Ky album është njëherësh i dyti në karrierën e saj, dhe vjen pas një mungese gjashtë vjeçare në aspektin e prurjeve të albumit.

Albumi i ri “Phoenix” i Rita Orës do të publikohet më 23 nëntor.

Procesi gjyqësor me reperin Jay Z dhe label-in e tij, ‘Roc Nation’, ishte shkaktari kryesor që ka çuar këngëtaren shqiptare deri në pritjen e gjatë për këtë album.

Në shtator, Rita publikoi edhe këngën “Let you love me”, e cila është realizuar edhe me klip, dhe është pritur shumë mirë nga fansat e saj.

Përndryshe, këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka konfirmuar edhe se në mars të vitit tjetër, do të realizojë turneun e saj gjigant të koncerteve anë e mbanë botës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat